Flash News

Ditari i Opozitës

Taksa e aksit Thumanë-Kashar, Spahia: E turpshme dhe e papranueshme!

Taksa e aksit Thumanë-Kashar, Spahia: E turpshme dhe e papranueshme!

Anëtari i Kryesisë së PD, Bardh Spahia ka reaguar me kritika lidhur me vendosjen e taksës në autostradën e re, Thumanë-Kashar.

Në rrjetet sociale, Spahia e cilëson diskriminuese dhe të turpshme nga ana e qeverisë këtë taksë që sipas tij i shtohet si barrë tepër e rëndë qytetarëve të zonave më të varfra në Shqipëri. 

 ka shprehur pakënaqësinë e tij në lidhje me inaugurimin e një segmenti të ri rrugor, të cilin qeveria e kryeministrit Edi Rama ka marrë 11 vjet për ta përfunduar. Përmes një video-mesazhi të postuar në Facebook, Berisha ka denoncuar vendosjen e një takse për përdorimin e kësaj rruge, e cila lidh veriun e Shqipërisë me kryeqytetin.

"Taksa tjetër diskriminuese e rrugës që lidh veriun e Shqipërisë me pjesën tjetër të vendit, është e turpshme dhe e papranueshme.
Kjo tarifë për përdorimin e rrugës, i shtohet si barrë tepër e rëndë qytetarëve të zonave më të varfra në Shqipëri, të cilët si alternativë të vetme ndaj skamjes ku i ka zhytur kjo qeveri, kanë gjetur largimin masiv nga vendi.

Ky diskriminim është tejet i rrezikshëm dhe i dëmshëm për bashkqytetarët tanë nga veriu i Shqipërisë dhe Kosova të cilët aq shumë kontribuojnë në turizmin dhe ekonominë shqiptare.

Shqiptarët, me aq sa janë vjedhur dhe vidhen çdo ditë nga Rama dhe organizata kriminale që drejton, e kanë stërpaguar jo vetëm këtë rrugë por çdo milimetër rruge që sot na shitet sikur të ishte shtruar në flori.

Të bashkuar në betejë", shkruan Spahia. 

Të fundit