Flash News

Ditari i Opozitës

Të bashkuar në betejë/ 2024, saga e protestave të opozitës

Të bashkuar në betejë/ 2024, saga e protestave të

"O sot o kurrë", nën ketë moto, ditën e nesërme Partia Demokratike në orën 20:00 do të mblidhet para kryeministrisë për të protestuar.
Kjo protestë sipas opozitës do të bëhet në kuadër të padrejtësive, nëpërkëmbjeve, vjedhjeve dhe arrogancës së pushtetit të Rilindjes.
Prej ditësh tashmë deputetët dhe anëtarë të kësaj force politike, në Tiranë dhe në rrethe, kanë dalë në rrugët e qyteteve ku kanë takuar qytetarë të ndryshëm dhe u kanë bërë thirrje ti bashkohen kësaj proteste kombëtare.

Protesta do të nisë nga selia blu, ku disa nga përfaqësuesit e PD së bashku me simpatizantët do të nisen drejt kryeministrisë aty ku dhe do i presin turma tjetër e qytetarëve.
Kjo është protesta e parë kombëtare e thirrur nga opozita pasi Gjykata e Apelit i ka dhënë vulën dhe logon Sali Berishës.

Por protesta e të enjten nuk do ta gjejë kryeministrin Edi Rama në zyrë. Kryeministri është nisur drejt SHBA-ve për të marrë pjesë në punimet e Samitit të NATO-s (9-11 korrik).

Thirrjet për t’u bashkuar protestën kanë marrë mbështetje dhe nga ana e Partisë së Lirisë, ku presidenti i kësaj force politike, është shprehur se Partia e Lirisë mbështet çdo protestë kundër këtij narkoshteti që ka varfëruar vendin dhe ka shkatërruar shtresën e mesme.

Protestat nga ana e opozitës kanë qenë në mënyrë të vazhdueshme që prej 1 janarit, pasi kryedemokrati, Sali Berisha mbeti në arrest shtëpiak, vendim ky i marr nga GJKKO.

Të bashkuar në betejë/ 2024, saga e protestave të
Berisha akuzohej për korrupsion pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.
Që prej kësaj date qytetarët për muaj me radhë shkojnë çdo mbrëmje poshtë banesës së tij, duke treguar mbështetjen për kryedemokratin.

Tjetër protestë e organizuar nga opozita ka qenë dhe ajo para bashkisë së Tiranës, ku qytetarët, aleanca për mbrojtjen e teatrit kërkojnë njëzëri dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj pas skandalit me shoqërinë 5D.

Të bashkuar në betejë/ 2024, saga e protestave të Këto protesta zhvillohen me tensione mes policisë dhe qytetarëve, ku disa herë kemi pasur dhe të lënduar dhe të arrestuar.

Të fundit