Flash News

Ditari i Opozitës

Të dielën mblidhet Kryesia e PD, vendimet që pritet të miratohen

Të dielën mblidhet Kryesia e PD, vendimet që pritet të

Kryesia e Partisë Demokratike pritet të mblidhet ditën e dielë në orën 18:00. Në këtë mbledhje pritet të miratohen kandidatët për postin e kryetarit të PD-së si dhe rregullat e propozuara nga komisioni.

Mësohet se në mbledhjen e Kryesisë do të caktohen qartë rregullat për mbajtjen e zgjedhjeve, si dhe kush janë personat që do të kenë të drejtë vote.

Po ashtu nuk mund të mungojnë diskutimet dhe lidhur me vendimin e DASH për shpalljen "non grata" të liderit historik të PD-së, Sali Berisha për korrupsion.

Deri më tani kandidaturat që janë konfirmuar janë ato të Lulzim Bashës, kryetarit aktual dhe Fatbardh Kadillit, i cili ka dorëzuar sot kërkesën. Në orët në vijim pritet t'i dorëzojnë kandidaturat dhe dy anëtarët e "Grupimit për PD-në", Edith Harxhi dhe Ibsen Elezi.

Ditën e djeshme, "Grupimi për PD-në" kërkoi shtyrjen e zgjedhjeve brenda partisë, në mënyrë që të kenë më shumë kohë në dispozicion për të bindur anëtarësinë.

Zgjedhjet e demokratëve ishin parashikuar të mbaheshin në muajin Korrik, ndërkohë që afrimi i tyre u propozua nga sekretari i përgjithshëm i kësaj force politike Gazment Bardhi, me pretendimin për të mos cënuar sezonin turistik.

Të fundit