Flash News

Ditari i Opozitës

"Të enjten protestë"/ Këshilltarët e opozitës kërkojnë mbledhje urgjente me Veliajn

"Të enjten protestë"/ Këshilltarët e opozitës

Këshilltarët bashkiakë të opozitës, ditën e sotme janë vendosur sot para bashkisë së Tiranës, ndërsa kërkojnë mbledhjen urgjente të Këshillit Bashkiak. 

Ata u bënë thirrje qytetarëve që ditën e enjte të bashkohen në protestë duke i kërkuar dorëheqjen Erion Veliajt pas arrestimit të drejtorëve.

Ai nuk mund të fshihet pas banaqeve televizive por duhet të vijë në këshillin bashkiak dhe të japë llogari për të gjitha ato skandale që ne e kemi denoncuar, por që vijojnë që të mos e marrin këtë hajdut të pandehur.

Nuk mund të vazhdohet vetëm me bedelët e tij. Ishte ai, Veliaj që ideoi kompaninë “5D”. Ne jemi të vendosur. U bëjmë thirrje banorëve të kryeqytetit, që të enjten të vijnë në protestë në orën 11:00 përpara bashkisë së Tiranës. Të mblidhemi këtu për t’i treguar se sovrani është populli i Tiranës” tha Tedi Blushi nga PL.

Tirana do që të dijë të vërtetën. Qytetarët e Tiranës duan të dinë ku kanë shkuar paratë, 30 milionë eurot e 29 tenderave. Ai ka firmosur tendera për firmën 5D ku aksionerë ishin vetë drejtorët e tij” deklaroi Dorian Teliti.

"Duam mbledhje me këshillin bashkiak, që refuzon që ta mbledhë prej 1 muaj. Policia i pengoi herën e kaluar këshilltarët që të futen brenda, pasi duket se rrezikojnë. Por i vetmi njeri që rrezikon këtë vend, është Erion Veliaj", tha Ilda Zhulali.

Të fundit