Flash News

Ditari i Opozitës

“Të gjitha metodat e mosbindjes civile”, aleatët thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës së PD

“Të gjitha metodat e mosbindjes civile”, aleatët thirrje

Populli opozitar do përdorë të gjitha metodat e mosbindjes civile. Kështu deklaroi kryedemokrati Sali Berisha për protestën e nesërme kundër qeverisë. Në mbështetje të protestës së thirrur nga Berisha kanë dalë edhe aleatët e së djathtës.

Përmes postimeve në rrjeteve sociale, kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ai i Partisë Republikane Fatmir Mediu dhe Agron Duka i PAA-së, iu kanë bërë thirrje simpatizantëve dhe qytetarëve t’i bashkohen protestës.

Ata thonë se qytetarët duhet t’i tregojnë qeverisë së askush nuk është mbi ta. Protesta do të nisë nesër në orën 16:00 dhe sipas Berishës, do të zgjasë aq sa duan qytetarët.

“Të gjitha metodat e mosbindjes civile”, aleatët thirrje

“Të gjitha metodat e mosbindjes civile”, aleatët thirrje

“Të gjitha metodat e mosbindjes civile”, aleatët thirrje

 

 

Të fundit