Flash News

Ditari i Opozitës

"Të gjithë në protestë!", Berisha: Veliaj meriton varjen në shtyllën e turpit të historisë

"Të gjithë në protestë!", Berisha: Veliaj meriton

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve dhe mbështetësve të tij që të bashkohen në protestën te Bashkia e Tiranës.

Nga tubimi qytetar, Berisha tha se Veliaj meriton përzenien për zverku nga bashkia, varjen në shtyllën e turpit të historisë!

Berisha: Nesër tek bashkia është protesta te bashkia kundër njërit prej hajdutëve më të shpërfytyruar të kohërave, hajdut që Tirana nuk e ka njohur kurrë më parë. Kundër një njeriu që vjedhjen, plaçkitjen ka moral, pasurimin me vjedhjen e ka ideal, fjalën e ka mashtrim.

Ai meriton përzenien për zverku nga bashkia, varjen në shtyllën e turpit të historisë!

Ndaj edhe ju bëj thirrje mbarë qytetarëve të Tiranës, nesër të gjithë tek bashkia në një protestë në të cilën ne duhet të dëshmojmë shpirtin e pamposhtur qytetar, vendosmërinë tonë në duar të sigurta drejt fitores, qeverisë teknike, zgjedhjeve të lira, ndryshimit të pushtetit, fitores së opozitës.

 

Të fundit