Flash News

Ditari i Opozitës

“Të ka prishur shumë karrigia”, Maliqi paralajmëron Lleshajn: Ca je me probleme, ca duan të të heqin; Shpresoj të mos përfundosh si Sajmir Tahiri

“Të ka prishur shumë karrigia”, Maliqi paralajmëron

Deputeti Lefter Maliqi dhe sandër Lleshaj kanë replikuar ashpër në interpelancën për nivelin e kriminalitetit në vend. Shifrave të Lleshajt për nivelin e kriminalitetit, Maliqi i ka cilësuar si “lexim hartimesh për shifra false.”

Më tej, Maliqi theksoi se fati i Lleshajt do të jetë i njëjtë me atë të Tahirit, që pasi është përdorur keq nga Edi Rama, dhe ka humbur integritetin e tij, si ish-ushtarak, do të hidhet tutje.

“Ca je në probleme me PS, ca je me probleme që duan të heqin nga zyra, nuk ke çfarë të bësh. Shqiptarët nuk kanë nevojë për lexim hartimesh dhe për shifra false. Ju thoni se në 2016 ka pasur drogë më shumë se në 2020, lërini këto përrallat me shqiptarët, po të keni vullnet ju për dy ditë vendoset rendi në Shqipëri.

Shpresoj dhe besoj shumë që mos të kesh fatin e Saimir Tahirit, dhe ministrave të tjerë socialistë, më vjen keq për ty se nuk je as socialist dhe as rilindas, në  të gjithë këtë hartim që bëre këtu, janë një krahasim që nuk ja vlen për shqiptarët.

Juve ju ka prishur karrigia e ministrit, makina luksoze dhe privilegjet.

Me lekët që ke blerë makinën, mund të blije 100 dronë, dhe nuk kishe pse i çon policët atje në male me byrekë në dorë. Ju çoni 1 mijë policë për të shembur teatrin, e për të kontrolluar maskat, kjo është mosmirënjohje ndaj tyre.

Arben Frashëri, që u hoq nga Vetingu, për 2 milionë lekë që i kishte bërë në emigracion, po ai drejtori jot i Ilirian Gardian, që po bën afera me 5 milionë euro, nuk e gjen gjë. Nëse filmimet që kanë nxjerrë gazetarët nuk janë të sakta, atëherë pse nuk i denonconi këta gazetarë.

Ta harroni se mund ti fitoni zgjedhjet duke keqpërdorur policët, krimi po i bën presion institucioneve, çfarë është policia për të përdorur gaz lotsjellës? Do mbash përgjegjësi nesër, të njoh shumë mirë si ushtarak, dhe më vjen keq që po të përdor kaq keq ky, do përfundosh rrugëve si Saimir Tahiri”, tha Maliqi në Kuvend.

Të fundit