Flash News

Ditari i Opozitës

“Të kandidon droga”, Berisha paralajmëron kryebashkiaken e PS: Do shkosh për ndjekje penale

“Të kandidon droga”, Berisha paralajmëron kryebashkiaken e

Kreu i PD, Sali Berisha paralajmëroi kryetaren e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi se do të shkojë në ndjekje penale për shembjen e shtëpive të demokratëve për hakmarrje. 

Nga Roskoveci ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Bashkinë Roskovec, Erdit Hazizaj, Berisha tha se edhe atë, ashtu si ministren Olta Xhaçka e kandidon droga.

Berisha: Nuk del dot, thashë edhe njëherë, je si motër siameze me Olta Xhaçkën. Ti me drogën, ajo me drogën. Se të ndjek ai, e ke parasysh ai nipi i burrit që e kishe edhe shofer yt, që shkoje dhe e nxirrje. Sigurisht, është droga që të rikandidon ty përsëri këtu sepse për shërbimet që i ke bërë Roskovecit duhet të kishe dhënë dorëheqjen të paktën 2 vite para. Ndaj dhe nuk vjen dot.

U ke prishur shtëpitë demokratëve, vetëm për hakmarrje. Ju garantoj se do të shkosh për ndjekje penal për çdo shtëpi të prishur për hakmarrje.

 

Të fundit