Flash News

Ditari i Opozitës

"Të klonuarit e mazhorancës", Shehu akuza PS dhe grupit të Alibeajt

"Të klonuarit e mazhorancës", Shehu akuza PS dhe grupit

Seanca e sotme plenare nisi me debate. Deputeti Tritan Shehu ka akuzuar maxhorancën dhe grupit të Alibeajt se i kanë hequr të drejtën e fjalës demokratëve.

Ai tha se Rregullorja nuk po zbatohet, por po interpretohet sipas dëshirës së socialistëve. Shehu e konsideroi të turpshëm faktin se si ish-ministër integrimi, nuk i jepet fjala të flasë për këtë çështje.

 “Ju e lexoni rregulloren si t’ju vijë për mbarë, e ndryshoni për momentin, hapni arkivat, nxirrni atë që doni. Ne një grup deputetësh kemi paraqitur prej kohësh një kërkesë për një mocion me debat për gjenocidin serb në Kosovë. Nuk ka asnjë përgjigje. A ka një precedencë që Kuvendi të mos e marrë në shqyrtim? Nuk ka.

Dhe atje ndodh një gjë e shëmtuar shumë nga të tjerë shëmbëlltyra tuajat, të cilët na heqin ne emrat nga grupi parlamentar i PD-së në këtë diskutim. Duke marrë shembullin tuaj, duke u bërë kopja juaj, duke u bërë të klonuarit tuaj na e heqin ne emrin në mënyrë të turpshme, në mënyrë të padrejtë.

Kam qenë ministër i Jashtëm dhe të mos kem të drejtë të flas për integrimin. Na është hequr e drejta dhe shumë kolegëve të tjerë. Ky është një turp i botës që bëhet nga këta që kujtojnë se drejtojnë një pjesë të njerëzve këtu që kanë marrë me vete figura dhe pozicione absolutisht surreale. Kështu nuk shkohet në integrim duke shkatërruar rregullore, ju në një anë, këta që janë para meje në anën tjetër. Ju i shkelni si parlament, këta këtu shëmbëlltyrat tuaja i shkelin brenda grupit. Kjo tregon se ka një lidhje të madhe të dy palëve”, tha Shehu.

 

 

Të fundit