Flash News

Ditari i Opozitës

“Të konsumuarit t’u hapin krahun të rinjve”, Berisha premton ripërtëritje

“Të konsumuarit t’u hapin krahun të rinjve”, Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë Foltores së zhvilluar në Kurbin, zhvilloi një bashkëbisedim të drejtpërdrejtë edhe me qytetarët dhe demokratët, ku u diskutua gjerësisht për situatën politike në vend dhe sfidat me të cilat përballet opozita.

Gjatë diskutimit, një prej qytetarëve ngriti çështjen e figurave të konsumuara brenda Partisë Demokratike, duke theksuar nevojën që ato t’u hapin rrugë të rinjve.

Sipas tij, ndonëse shumë prej këtyre figurave kanë qenë politikanë të suksesshëm ndër vite, koha kërkon ripërtëritje dhe energji të reja në drejtimin e partisë.

Qytetari: Shumë figura të PD-së që kanë qenë jashtëzakonisht politikanë të shquar, janë konsumuar dhe kam një mendim që duhet t’i hapin krahun të rinjve. Të konsumuarit, ndër vite kanë qenë shumë të suksesshëm…

Dikush mund të thotë që është konsumuar dhe dr. Berisha, por ai është playmaker i PD-së. Kanë dështuar shumë udhëheqës botëror, ndërsa doktori i ka qëndruar kohës.

Berisha: Faleminderit shumë për mbështetjen. Ju garantoj që PD-ja është një parti që ka ripërtërirë dhe do ripërtërijë veten si kusht vendimtar për të përmbushur misionin e vetë. Kjo s’ka asnjë mëdyshje. Krahas kësaj përpjekje, jemi në një analizë që nuk e ndërpresim.

Analizën do e bëjmë. Secili demokrat është i ftuar të bëjë sugjerime dhe kritika dhe përsëri do jeni ju me votën tuaj që do zgjidhni njerëzit që doni. Ky është kusht që PD-ja të respektojë lirinë tuaj. Vota është liri dhe ne nuk i ndahemi kësaj.

Të fundit