Flash News

Ditari i Opozitës

"Të ndërpresin udhëtimet dhe shopingun e të vijnë në sallë", debatet në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese

"Të ndërpresin udhëtimet dhe shopingun e të vijnë

Janë zbardhur debate nga mbledhja e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, pasi nënkryetari Helidon Bushati ka kërkuar që mbledhja të zhvillohet në sallë dhe jo online.

Deputeti demokrat thotë se zhvillimi i mbledhjeve online është i pamundur, pasi kërkon kohë për të mundësuar lidhjen teknike, por dhe se nuk ka transaprencë.

Sipas tij, kjo është një tallje me shqiptarët. Bushati tha se deputetët e mazhorancës janë nëpër lokale, avion ose shopping center, ndaj kërkojnë t'i zhvillojnë mbledhjet online.

"Ne jemi vetëm që mbledhja të zhvillohet me prezencë fizike. Ju e shikoni vetë që keni 10 minuta që nuk arrini të bëni lidhjen teknikisht. Sepse dikush është në avion, dikush është jashtë shtetit. Prandaj kryetar është e rëndësishme prezenca fizike.

Padyshim që është e pamundur, pasi shumica e deputetëve tuaj nuk dihet në kë lokal apo avion janë tani. Të ndërpresin udhëtimet jashtë vendit dhe shopingun dhe të vijnë në sallë për të kryer detyrën”, tha Bushati.

Këtë kërkesë, ky i fundit e artikuloi edhe në prononcimin për mediat që pati jashtë ambienteve të Kryesisë së Kuvendit.

Ndërkohë deputeti tjetër demokrat Lefter Gështenja kërkoi zbatimin e Rregullores së Kuvendit për të mos i hequr të drejtën e fjalës opozitës.

Të fundit