Flash News

Ditari i Opozitës

“Intelektualët në Këshillat Bashkiak të PL”, Meta: Tregon dallim me ata që i lënë pushtetin bandave

“Intelektualët në Këshillat Bashkiak të PL”,

Ilir Meta ka deklaruar se të rinjtë, gratë dhe pedagogët që janë pjesë e Partisë së Lirisë, do të përbëjnë Këshillat Bashkiakë.

Në një postim të publikuar në profilin e tij në “Facebook”, kreu i kësaj force politike theksoi se lista e kandidatëve për Këshillat Bashkiak të PL trego dallimin që ekziston kur pushtetin ia lë në dorë bandave dhe kur ia lë në dorë intelektualëve.

“Të rinjtë, gratë, intelektualët, pedagogët që do të përfaqësojnë Partinë e Lirisë në Këshillat Bashkiakë do të jenë zërat më të të fortë për zgjidhjen e çdo problematike që lidhet me arsimin."

Dhe jo rastësisht ne kemi zgjedhur që në krye të listave tona dhe në krye në të ardhmen të Këshillave të Bashkive, të kemi sa më shumë figura, personalitete, intelektualë, intelektuale, pedagoge që do t’i japin tonin jo vetëm mbështetjes së arsimit në bashkitë e tyre dhe mbështetjes për të rinjtë e fëmijët, por njëkohësisht do të tregojnë se ç’dallim i madh ekziston kur pushtetin ja u lë në dorë bandave dhe ç’dallim është kur pushtetin ja u jep intelektualëve”, shprehet Meta.

Të fundit