Flash News

Ditari i Opozitës

Të rinjtë të arsimuar, por të papunë, Basha: E papranueshme! Të punojmë bashkë për ta bërë Shqipërinë më të mirë

Të rinjtë të arsimuar, por të papunë, Basha: E
Në foto: Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takim me një të re

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon takimet me qytetarët në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

“Të rinjtë duhet të kenë shpresë dhe besim për të ardhmen”, ka thënë basha pas takimit me një nga shumë të rinjtë të cilët pavarësisht mbarimit të arsimit të lartë dhe ekstra kualifikimeve, vijojnë të jenë ende pa punë.

Kryedemokrati premtoi se situata ka për të ndryshuar pas ardhjes së Partisë Demokratike në pushtet.

“Të rinjtë duhet të punojnë bashkë për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë”, theksoi ndër të tjera Basha.

Postimi i plotë:

“Është e papranueshme që të rinjtë nuk kanë mundësi punësimi.
Ne do ta ndryshojmë këtë situatë. Ky vend i mrekullueshëm e ka potencialin të ofrojë gjithçka. Të rinjtë duhet të kenë shpresë dhe besim për të ardhmen. Na duhet vetëm të punojmë së bashku për ta bërë Shqipërinë një vend më të mirë me mundësi për çdo shqiptar.”, shkruan Basha.

Të fundit