Flash News

Ditari i Opozitës

Tedi Blushi nxjerr dokumentin e tenderit të ministrisë së Mbrojtjes: Do paguhen 8 vajza hostess për “shërbime çlodhjeje”

Tedi Blushi nxjerr dokumentin e tenderit të ministrisë së

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka bërë një tjetrër denoncim ndaj Ministrisë së Mbrojtjes, lidhur me tenderin me vlerë 600 mijë euro.

Duke e shoqëruar edhe me dokumentin përkatës, Blushi shkruan në një postim në rrjetet sociale se ministria në kulmin e krizës ka vendosur të shpenzojë 600 mijë euro për “shërbime çlodhjeje”. Madje, sipas tij do paguhen 8 vajza hostess që ofrojnë këtë shërbim.

Postimi i plotë:

Thellohet skandali i tenderit 600 mijë euro të Ministrit Peleshi: Do paguajmë 8 vajza hostess që ofrojnë “shërbime çlodhjeje” për tre orë.

Shpërdorimi i taksave të shqiptarëve, në kulmin e krizës ekonomike, po arrin nivele abuzimi të paimagjinueshme.

Të tjera fakte skandaloze zbulohen nga tenderi që denoncuam pak kohë më parë, i Ministrisë së Mbrojtjes, që ka vendosur të shpenzojë 600 mijë euro për “shërbime çlodhjeje”.

Referuar dokumenteve të këtij prokurimi të turpshëm mësohet se me këtë fond të majmë, Niko Peleshi do paguajë edhe 8 vajza hostess me uniformë, për një shërbim 3 orësh (dokumenti bashkëlidhur) në ahengun e “tallavasë” që do të organizojë Ministria e Mbrojtjes, në funksion të të cilit do të blihen edhe 700 tapete e mokete.

Ky tender i turpshëm, simbol i babëzisë, vlera e të cilit është e barabartë me pagën e 575 pedagogëve që prej muajsh janë në protestë për një rrogë dinjitoze, duhet anuluar urgjentisht, veçanërisht në kushtet kur shqiptarët po luftojnë sot për bukën e gojës! Është më shumë se një krim i shëmtuar!

Tedi Blushi nxjerr dokumentin e tenderit të ministrisë së

Të fundit