Flash News

Ditari i Opozitës

Teliti: Amnistia e kaluar sot është vetëm për njerëzit e thjeshtë

Teliti: Amnistia e kaluar sot është vetëm për njerëzit

Sot është miratuar Amnistia Penale e cila sipas nënkryetarit të këshillit bashkiak të Tiranës Dorian Teliti është vetëm për njerëzit e thjeshtë dhe se nuk përfitojnë zyrtarët e lartë që janë dënuar.

Në një intervistë në Ora News Teliti u shpreh se amnistia  e miratuar sot me vota të mazhorances dhe opozitës është vetëm për njerëzit e thjeshtë.

 “Amnistia e cila është miratuar sot me votat e mazhorancës dhe opozitës, i jep një falje atyre që kanë kryer krimet e lehta ama cdo zyrtar i lartë aktual apo të kaluarës që janë dënuar apo janë në proces nëse ata janë subjekt i deklarimit të pasurisë ata nuk preken nga kjo amnisti.

Amnistia e kaluar sot është vetëm për njerëzit e thjeshtë.”

Sipas Telitit është gjithashtu shumë shqetësuese deklarata e kreut të SPAK, Dumani që nuk bashkëpunojnë me policinë pasi ka punonjës të përfshirë në nivele të larta.

“Pasi u njoha me deklaratën e Dumanit më erdhi në mendje ngjarja e Xibrakës e vitit 2014-2015 ku autoritetet gjermane nuk patën besim atëherë tek autoritetet shqiptare dhe të gjithë operacionin e kryen vetë ata" u shpreh Teliti.

Të fundit