Flash News

Ditari i Opozitës

Teliti: Buxheti dyfishohet, shërbimet jo, kauza jonë është për një Shqipëri normale

Teliti: Buxheti dyfishohet, shërbimet jo, kauza jonë është

Dorian Teliti, kreu i Këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashki, kritikoi menaxhimin e buxhetit dhe infrastrukturës nga qeveria aktuale duke vënë në dyshim dyfishimin e shërbimeve për qytetarët krahasuar me 10 vitet e fundit.

“E kam dyfishuar buxhetin krahasuar me 10 vite më parë, tha kryeministri. A do të thotë që i marr paratë shqiptarëve dy herë më shumë, apo jo? A ka më dyfish infrastrukturë në Shqipëri?”, tha Teliti në Syri Tv.

Teliti nënvizoi situatën alarmante ku, sipas tij, shifrat reale publike tregojnë se buxheti nuk përdoret për përmirësimin e jetës së qytetarëve, por për pagesa si fatura e arbitrazhit dhe për dhënien e koncesioneve që favorizojnë një pakicë.

“Jemi në një situatë alarmante, ku të paktat janë shifra që realisht janë dhe publike, siç është rasti i faturës së arbitrazhit, e cila tregon qartë se ku shkojnë paratë e shqiptarëve. Kauza jonë është për një Shqipëri normale, që zhvillohet, punëson dhe ecën përpara, ndërkohë që kauza tjetër është për një Shqipëri që favorizon një grusht njerëzish dhe largon shqiptarët,” deklaroi ai.

Të fundit