Flash News

Ditari i Opozitës

Teliti: Protestat para bashkisë deri në dorëheqjen e Veliajt

Teliti: Protestat para bashkisë deri në dorëheqjen e Veliajt

Nënkryetari i këshillit bashkiak të Tiranës Dorjan Teliti ka komentuar protestat e opozitës të zhvilluara para Bashkisë së Tiranës. 

Në MCN, Teliti u shpreh se Veliaj duhet të japë llogari se ku kanë shkuar paratë e taksapaguesve. Ai shtoi se Veliaj refuzon përballjen me këshillin bashkiak, ndërsa ka pranuar vetë se i ka dështuar sistemi i auditit.

"Duhet të themi se në asnjë vend të botës nuk është arritur objektivi me një protestë por është arritur kur ato janë periodike dhe kjo është ajo që ne kemi ndjekur me protestën para bashkisë. Ata duhet të japin sqarime se ku janë paratë e taksapaguesve tanë, të japin informacione se ku kanë shkuar paratë.

Veliaj nuk është thjeshtë administratori i bashkisë, por është dhe drejtuesi financiar i bashkisë dhe autoriteti kontraktor i bashkisë dhe këtu kemi rastin e drejtorëve që u jepnin kontrata vetes me paratë e taksave tona, tani nuk kemi ne detyrim ti kërkojmë llogari kryebashkiakut se ku kanë shkuar këto para? Veliaj e ka detyrim të vijë dhe të japë llogari. Ai refuzon të përballet.

Veliaj e ka pranuar se i ka dështuar sistemi auditit. Nga ana e bashkisë që s’ka kryer detyrat e veta që është pranuar me zë dhe figurë nga vetë drejtuesi duhet rregulluar në seancën e këshillit dhe nëse ky nuk vjen as aty detyra jonë është të protestojmë sepse s’mund të pranojmë në heshtje shkeljet ligjore që bëhen. Protesta jonë do vazhdojë para bashkisë dhe do përdorë çdo mjet demokratik të mosbindjes civile për të arritur qëllimin tonë për dorëheqjen e drejtuesit të bashkisë", deklaroi Teliti. 

Të fundit