Flash News

Ditari i Opozitës

Teliti: Pse bonuset e qeverisë janë lëvizje elektorale

Teliti: Pse bonuset e qeverisë janë lëvizje elektorale

Koordinatori i Programit Ekonomik në Partinë Demokratike, Dorian Teliti u ndal te shpërblimet e fundvitit për pensionistët dhe punëtorët me paga të ulëta.

Gjatë një interviste në News24, sipas Telitit, shpërblimet e fundvitit, dikur një praktikë e zakonshme, janë kthyer tashmë në një “bonus elektoral,” që shpërndahet vetëm në prag të zgjedhjeve.  

Duke krahasuar periudhën kur Partia Demokratike ishte në pushtet, Teliti deklaroi se varfëria ishte zbutur, bazuar në të dhënat e Bankës Botërore. Ai kritikoi rritjen e pamjaftueshme të pensioneve gjatë qeverisjes së Ramës, duke theksuar se rritja e çmimeve ka përkeqësuar situatën për pensionistët dhe shtresat e varfra.

“Kemi kërkuar nga mazhoranca që kur kemi kaluar në opozitë që qeveria të vijojë me shpërblimet e fundvitit. Këto të fundit janë një kujtim i të kaluarës tashmë, por duke qenë se jemi afër zgjedhjeve, qeveria u kujtua që pensionistët qenkan të varfër dhe u mundua të gjejë ato paratë për bonusin elektoral. E njëjta gjë po bëhet me punëtorët e administratës publike për ata që kanë paga të ulëta, afër minimales.

Bonusi i pranverës është po ashtu një lëvizje elektorale. PD e zbuti varfërinë kur ishte në qeveri, këto janë shifra të Bankës Botërore. UNICEF thotë se 47% e fëmijëve shqiptarë janë të kequshqyer. Kjo vjen si pasojë e mangësive financiare të familjeve. Jemi në një situatë alarmante. Kjo vlen edhe për pensionistët, sa janë rritur pensionet gjatë qeverisë së Ramës? Çmimet janë rritur shumë më shumë. Praktikisht pensionistët janë varfëruar më shumë”, u shpreh ai.

 

Të fundit