Flash News

Ditari i Opozitës

Tensione në Kuvend/ Bardhi përjashtohet nga seanca, debat me Nikollën: Gënjeve kur the se je sëmurë

Tensione në Kuvend/ Bardhi përjashtohet nga seanca, debat me

Ka nisur me tensione dhe debate seanca e posaçme në Kuvend, ku do të votohen ndryshimet në qeveri të propozuara nga Kryeministri Edi Rama dhe të dekretuara nga presidenti Bajram Begaj.

Lindita Nikolla ka përjashtuar nga seanca kryetarin e Grupit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin.

Ky i fundit ka kërkuar vazhdimisht të marrë fjalën për procedurë, por kërkesës së tij Nikolla i është përgjigjur duke i thënë se është përjashtuar nga seanca.

Ai është afruar i shoqëruar nga deputetë të tjerë demokratë, ndërsa i është drejtuar kryetares së Parlamentit me fjalë të ashpra.


Bardhi ka akuzuar Nikollën se ka gënjyer dhe se ka thënë se ishte sëmurë, duke iu referuar njoftimit të saj për tërheqjen nga detyra për arsye shëndetësore.

Bardhi: Gënjeve Parlamentin dhe sallën, the jam sëmurë. Ju zbatoni kodin mafioz.

Nikolla:  Ti je i përjashtuar s’mund të marrësh fjalën për procedurë.

Bardhi: Si nuk të vjen turp?


Nikolla: Ty të të vij turp për fjalët që përdor dhe për insinuatat që krijon.

NRYSHIMET NË KUVEND
Kryetare e Kuvendi- Elisa Spiropali- Zëvendëson Lindita Nikollën
Nënkryetar i parlamentit- Bledi Çuçi- Zëvendëson Ermonela Felaj
Kryetar i grupit të PS- Niko Peleshi- Zëvendëson Bledi Çuçin 
NDRYSHIMET NË QEVERI
Ministër Shteti për Parlamentin- Taulant Balla- Zëvendëson Elisa Spiropalin
Ministër i Brendshëm- Ervin Hoxha- Zëvendëson Taulant Ballën
Ministër i Financave, Petrit Malaj- Zëvendëson Ervin Meten
Ministër i Mbrojtjes- Pirro Vengu- Zëvendëson Niko Peleshin

Të fundit