Flash News

Ditari i Opozitës

Tensionet në PD, Basha mbledh sërish Këshillin Kombëtar në 23 dhjetor

Tensionet në PD, Basha mbledh sërish Këshillin Kombëtar

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka njoftuar anëtarët se të enjten pasdite pritet të mblidhet Këshilli Kombëtar.

Përmes një njoftimi, Bardhi shkruan se mbledhja do të zhvillohet në selinë e PD.

Njoftimi:

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,

Në vijim të njoftimit të bërë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të datës 12 Dhjetor 2021, pas vendimit të Kryesisë së Partisë, ju njoftojmë se mbledhja e rradhës e Këshillit Kombëtar do të zhvillohet ditën e enjte, datë 23 Dhjetor 2021, ora 17:30 në sallën e mbledhjeve kati i 2, sipas rendit të ditës të njoftuar në mbledhjen pararendëse.

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,

Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi

Të fundit