Flash News

Ditari i Opozitës

Tërheqja e Alimehmetit, Ristani: Veprim i drejtë për shkak të diferencës së votave

Tërheqja e Alimehmetit, Ristani: Veprim i drejtë për shkak

Anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, Arben Ristani e cilësoi një veprim të drejtë tërheqjen e mjekut Ilir Alimehmetit nga gara për primaret për bashkinë e Tiranës.

Duke e argumentuar më diferencën e votave, Ristani tha në Opinion se gara do të kishte kuptim të vazhdonte në një rezultat më të ngushtë.

“Për shkak të diferencës së votave. Në rast se votat do të ishin shumë më ngushtë do të kishte kuptim që gara të vazhdonte. Në këtë lloj diferencash për mua është veprim i drejtë. Dhe për më tepër, risia që ata sjellin është një gjë shumë e mirë për të vazhduar më tutje”, tha Ristani.

 

Të fundit