Flash News

Ditari i Opozitës

Thirri Kolegjin e Kryetarëve, Bashën e braktis gjysma e krerëve të degëve të PD pas humbjes së 6 marsit

Thirri Kolegjin e Kryetarëve, Bashën e braktis gjysma e krerëve

Pas mbledhjes që zgjati deri në në orët e vona të natës së mbrëmshme me Grupin Parlamentar, Lulzim Basha thirri sot Kolegjin e Kryetarëve, ku në fokus të diskutimeve ka qenë rezultati i zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit, ku veç bashkisë së Rrogozhinës, ku u rendit e dyta, në 5 bashkitë e tjera PD është renditur forcë e tretë.

Ndryshe nga mbledhja e mbrëmshme ku shumica e deputetëve i kanë kërkuar Bashës me tone të ashpra të japë dorëheqjen pas humbjes së radhës dhe të hapë mundësinë për zgjedhje në parti, në mbledhjen e sotme Basha ka patur një diskutim më të qetë.

Ka patur kryetar degësh që kanë kërkuar që Basha nuk duhet të largohet pasi sipas tyre në zgjedhjet e 6 marsit pati shitblerje votash.

Por, ajo që vlen për t’u theksuar është fakti se në këtë mbledhje nuk i janë përgjigjur të gjithë krerët e degëve thirrjes së Bashës për të marrë pjesë, si duket në shenjë revolte për rezultatin e dobët në 6 mars.

Mësohet se nga 72 kryetarë degësh, kanë marrë pjesë 43 gjithsej. Ndër to, janë kandidatë 5 janë kandidatë për kryetarë bashkie në 6 mars, apo kryetarë të komanduar si Agron Kapllanaj në Fier.

Të fundit