Flash News

Ditari i Opozitës

Thirri Kuvendin/ Berisha i përgjigjet Bashës: Je i ftuar të vish në Kuvend më 11 dhjetor, është vetëm fillimi

Thirri Kuvendin/ Berisha i përgjigjet Bashës: Je i ftuar të vish

Pasi kreu i opozitës Lulzim Basha njoftoi nga mbledhja e Kryesisë thirrjen e Kuvendit legjitim të PD-së më 18 dhjetor, ish-kryeministri Sali Berisha doli në një konferencë për shtyp për t’i dhënë përgjigje lëvizjes së radhës nga ana e Bashës.

Berisha bëri me dije se Kuvendi do të mbahet më 11 dhjetor dhe asnjë forcë nuk mund ta ndalë vullnetin e firmëtarëve të cilët kanë ideuar edhe rendin e ditës, që sipas tij Rama dhe Basha po mundohen ta vjedhin.

Berisha e ftoi Bashën të jetë i pranishëm në Kuvendin e 11 dhjetorit, teksa theksoi se në rast se nuk vjen, përjashton veten nga Kuvendi, por jo nga partia.

“Partia Demokratike është kthyer në një fasadë të pushtetit të cilët konstatojnë dhe e ndiejnë se rikthimi i kësaj parti si nju forcë opozitare është jetike për një pluralizëm. Një sjellje e tillë më rikujton mua qëndrimet pallateve të kuqe në dhjetor ndaj studentëve. Përpëlitjet e tyre për të dështuar atë lëvizje të bekuar që i dha fund epokës së monizimit. Përpjekje të tilla për të bllokuar në një mënyrë apo në një tjetër vullkanin apo këtë lëvizje vullkan, janë sa qesharake aq edhe të turpshme. 5 ditë pas dorëzimit të 4.200 firmave. Pengkryetari i PD-së mbledh kryesinë fallco apo ‘fake’ të kësaj partie e cila në masën 60% të saj është zgjedhur në dhunim flagrant të statutit, jo me votën e fshehtë të Këshillit Kombëtar. Por emëruar nga pengkryetari i partisë siç donte ai. Dhe njofton datën që jep pengu i  tij Edi Rama për Kuvend të PD-së, 18 dhjetor. Me këtë rast dua të garantoj të gjithë firmëtarët e këtij misioni historik, firmat  të cilëve do të gdhenden në muralin e pluralizmit politik shqiptar dhe të PD-së, se nuk do ketë asnjë forcë dhe asgjë që të nëpërkëmbë firmat e tyre dhe se Kuvendi i partisë do të mblidhet datën e shpallur prej tyre, dhe jo sipas rendit të ditës së shpallur nga pengkryetari. Të harrojë kush se mund të luajë me revolucion paqësor që po zhvillohet në Shqipëri. Mjer ata që kërkojnë të përballen me të! Ne po ndjekim me rigorozitet ligjet ekzistuese, ndaj i them Ramës hiq dorë se do hysh në histori njësoj si daja yt që kërkonte të bllokonte pluralizmin me tanke. Idealet e demokratëve nuk mund t’i mposhtë askush. Kurse pengkryetarit nuk ka më një mesazh të veçan të sepse ai komandohet nga pengmarrësi. Por i them më 11 dhjetor je i ftuar të vish në Kuvendin e partisë, natyrisht ky Kuvend ka meritën historike edhe në Evropë edhe m gjerë. Nuk e thërret përfaqësia, por anëtarësia. Data 11 është vetëm data e fillimit, Kuvendi i vazhdon punimet deri në rivendosjen e pluralizmit në Shqipëri. Qëllimi i pengmarrrësit dhe pengut është t’i vjedhin axhendën Kuvendit. I them të dyve i vini gishtin kokës se firmëtarët nuk do pranojnë kurrë t’iu ndryshohet as edhe një shkronjë nga axhenda. Kuvendi i demokratëve në mënyrë të pandalshme do ta shëndërrojë PD-në, në një forcë vigane”, deklaroi Berisha.

Të fundit