Flash News

Ditari i Opozitës

Thirrja e OBSH për testime masive, Hasa: Rama e Manastirliu, asnjë investim në pajisje shëndetëore

Thirrja e OBSH për testime masive, Hasa: Rama e Manastirliu, asnjë
Endri Hasa

Ish-deputeti i PD-së, Endri Hasa, ka reaguar së fundmi për rekomandimet e OBSH-së, për testime masive të popullatës, teksa thekson se kryeministri Rama e injoron këtë thirrje.

Nëpërmjet një videoje të postuar në Facebook, Hasa, shprehet se Rama dhe Manastirliu, nga Marsi deri më sot nuk kanë investuar në pajisje testimesh dhe sa herë pajisjet në ISHP kanë difekt, testimi pothuajse bllokohet.

Sipas tij, vetëm 1 nga 3 pajisjet e testimit është sot në punë dhe mbi 4000 tampone presin të analizohen.

Postimi i plotë:

OBSH: Testoni,Testoni,Testoni!

RAMA: Vidhni,Vidhni,Vidhni!

Situata agravohet çdo ditë sepse Edi Rama ka vetëm një mision të vjedhi ç’të mundet në aq kohë sa i ka mbetur!

Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu nga Marsi deri më sot nuk investuan në pajisje testimesh dhe sa herë pajisjet në ISHP kanë difekt si këto ditë, testimi pothuajse bllokohet.

Vetëm 1 nga 3 pajisjet e testimit është sot në punë dhe mbi 4000 tampone presin të analizohen!

Në Elbasan të premten ndërruan jetë 6 të sëmurë me Covid-19 nga të cilët 3 i njihja dhe vetë, por sipas Ogertës kishte vetëm 1 vdekje dhe vetëm 1 infektim të ri!

Ky është krim dhe kriminelët e kanë vendin në burg!

Tik-Tak Tik-Tak

25 Prilli po afron!

Të fundit