Flash News

Ditari i Opozitës

Thirrja për bashkimin e PD, Boçi: Ka një tejkalim ngërçi, dera e selisë e hapur dhe për Bardhin

Thirrja për bashkimin e PD, Boçi: Ka një tejkalim

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike kanë rënë dakord të zhvillojnë bisedime për përzgjedhjen e figurave më të cilët do të dalin në garë për zgjedhjet vendore.  

Nënkryetar i PD Luçiano Boçi tha në A2 CNN se tashmë ka një tejkalim të ngërçit brenda PD.

Ai tha se ende nuk ka një datë për takimin mes Palokës dhe Bardhit, por theksoi se mund të mbahet edhe në selinë e PD, teksa shtoi se Bardhit nuk i është ndaluar asnjëherë që të shkojë në selinë blu.

“Kjo është pjesë e bisedave që ndonjëherë nuk kanë edhe formë zyrtare. Nëse do të kishte një datë do të ishte publikuar.

Biseda do të jenë edhe të tilla, edhe të nivelit jozyrtar. Zotit Bardhi nuk ia ka ndaluar njeri, si dikur neve, hyrjen në selinë e PD, nuk ka pasur asnjë ndalesë, as për mbledhjet e grupit të tyre që i zhvillojnë në ambientet e parlamentit”, tha Boçi.

 

 


 

 

Të fundit