Flash News

Ditari i Opozitës

Topalli: Bashës i ka ikur ushtria, 'foltorja' e Berishës ka rikthyer bazën

Topalli: Bashës i ka ikur ushtria, 'foltorja' e Berishës ka

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka rikonfirmuar edhe njëherë mbështetjen ndaj nismës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

E ftuar në Top Talk, Topalli  është shprehur se Lulzim Bashës i ka ikur ushtria, ndërsa me 'Foltoren' e Berishës është rikthyer baza e Partisë Demokratike.

“Bashës i ka ikur ushtria e tij nuk guxon për të bërë një deklaratë që e ka përsëritur me veten, ndërkohë në anën tjetër është rikthyer baza. Thonë se kemi qenë në gjumë, do kishim një opozitë farsë. Cila do të ishte e ardhmja e vendit tonë. Nuk do e quaja berishizëm sjelljen e Bashës. Në kohën e Berishës nuk ka ndodhur që të digjen mandatet”, tha Topalli.

Të fundit