Flash News

Ditari i Opozitës

Topalli ironizon Bashën dhe Kryesinë: Mos ju ardhshim për të keq!

 

Pasi Kuvendi i Berishës shpalli vendimet, nga statuti dhe logoja e re e partisë te shkarkimi i nënkryetarëve të PD-së dhe Lulzim Bashës, ky i fundit nisi lëvizjet e tij të para për t’iu kundërpërgjigjur ish-kryeministrit.

Basha njoftoi një mbledhje të Këshillit Kombëtar sot në orën 15:00, për të ‘rrëzuar’ vendimet e marra nga Kuvendi.

Në një postim në Facebook, ish-kryeparlamentarja eJozefina Topalli, ka ironizuar Bashës së bashku me Kryesinë e partisë duke shkruar “Mos ju ardhshim për të keq.” Kujtojmë se edhe dje, Topalli me një video nga Kuvendi i 11 Dhjetorit, i rikujtoi Bashës se PD-ja ishte ajo në stadium e se tashmë të delegatët e atij Kuvendi ‘ia kishin prerë biletën’.

Kuvendi miratoi dje me 4446 vota pro shkarkimin e Lulzim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike, shkarkimin e Sekretarit të Përgjithshëm dhe nënkryetarëve të PD-së, si dhe miratoi statutin dhe logon e re.

Të fundit