Flash News

Ditari i Opozitës

Topalli në Debat: Foltorja, lëvizja më e fuqishme e tre dekadave

Topalli në Debat: Foltorja, lëvizja më e fuqishme e tre dekadave

Jozefina Topalli, ish-nënkryetarja e PD e ka cilësuar lëvizjen ‘Foltorja’ si më të fuqishmen e tre dekadave të fundit.

“Kriza është shumë e thellë. Foltorja është flaka e ndezur dhe lëvizja më e fuqishme e këtyre 3 dekadave. Nuk kemi parë gjatë kësaj periudhe ushtrim demokracie kaq të fuqishëm si kjo që po ndodh që nga shtatori”, u shpreh Topalli në A2 CNN,Topalli.

Ajo vijoi më tej duke thënë se Foltorja është një lëvizje unike politike në llojin e saj.

Një lloj shfaqje të demokracisë në thelbin e saj që i mungonte jetës politike, por në mënyrë të veçantë është si një rreze drite ku njerëzit duhet të besojnë se mund të ketë zhvillime shumë të rëndësishme në Shqipëri. Po jetojmë në krizë legjitimiteti. Është sfiduar demokracia”, u shpreh Topalli.  

Të fundit