Flash News

Ditari i Opozitës

Topalli në takim me diasporën në Nju Jork: Ju jeni mundësia kyçe për të shpëtuar Shqipërinë nga zbrazja e parikuperueshme

Topalli në takim me diasporën në Nju Jork: Ju jeni mundësia

Drejtuesja politike për diasporën e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka zhvilluar një sërë takimesh me shqiptarët që jetojnë në Nju Jork. Gjatë bashkëbisedimeve, Topalli ka vlerësuar kontributin e tyre si jetik për të ardhmen e vendit.

Ajo nënvizoi rëndësinë e diasporës shqiptare jo vetëm në ruajtjen e lidhjeve me vendin, por edhe në angazhimin për të ndihmuar përmes investimeve dhe promovimit të kulturës shqiptare.

Postimi i Jozefina Topallit:
Të dashur miq dhe bashkëkombës,
Është një emocion i papërshkrueshëm të jem këtu, përballë jush, mes jush-njerëz të cilët, pavarësisht largësisë fizike, mbajnë gjithmonë Shqipërinë në zemër. Ju që keni lënë pas tokën e lindjes për të ndjekur ëndrrën amerikane, por që kurrë nuk e keni harruar atdheun.
Kontributet tuaja ekonomike, sociale, dhe kulturore janë të pallogaritshme. Çdo ndihmë që dërgoni për familjen, çdo projekt investimi, çdo partneritet që krijoni, çdo promovim të kulturës shqiptare – të gjitha këto janë hapa që na ndihmojnë të ecim përpara.
Në zgjedhjet e ardhshme, për herë të parë diaspora do të ketë mundësinë të votojë nga jashtë.
Mbase jeni mundësia kyçe, që Shqipëria ka, për të mos rrëshqitur drejt zbrazjes të parikuperueshme të vendit.
Votoni për Shqipërinë.
Votoni për një vend me shpresë!

Të fundit