Flash News

Ditari i Opozitës

Topalli thirrje për bashkimin e demokratëve: Duhet gjetur forca dhe mënyra për të ecur përpara

Topalli thirrje për bashkimin e demokratëve: Duhet gjetur forca dhe

Ndërsa demokratët kanë nisur përpjekjet për t’u bashkuar dhe për të dalë me një kandidat në zgjedhjet vendore, ish nënkryetarja e PD, Jozefina Topalli thotë se demokratët ecin përpara vetëm të bashkuar.

“Është një fazë e mirë me të cilën mund të punohet. Politika është e komplikuar, është me fat kur koherenca dhe bashkimi ecën bashkë. Duhet gjetur forca dhe mënyra për të ecur bashkë që të ndryshojmë situatën në Shqipëri. Kështu nuk ecet më”, u shpreh Topalli në një prononcim për mediat.

Ndërkohë, nesër, Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë për të hapur garën e primareve për pushtetin vendor.

Të fundit