Flash News

Ditari i Opozitës

‘Toyota Yaris’, Basha përfundon dëshminë në SPAK: Do bashkëpunoj me drejtësinë belge, hetimi vazhdon

‘Toyota Yaris’, Basha përfundon dëshminë në

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK lidhur me dosjen ‘Toyota Yaris’. Basha u shpreh se hetimi vazhdon dhe paratë e konfiskuara nuk janë kthyer. Kryedemokrati nuk dha detaje nga dëshmia para prokurorëve belgë, ndërsa u shpreh se do të jetë në dispozicion të drejtësisë.

"Kam kënaqësinë të jem përsëri në praninë e përfaqësuesve belge, të cilët kanë konfirmuar të vërtetën dhe kanë hedhur poshtë gënjështrat. Çështja në logjikë siç i kam thënë gjithë shqiptarëve nuk është mbyllur. Paratë e konfiskuara nuk i janë kthyer, por mbeten të konfiskuara. Hetimi vazhdon dhe drejtësia belge është e vendosur t’i shkojë hetimit deri në fund. Në këtë kuadër për herë të dytë dhe sa herë të jetë e nevojshme, do të bashkëpunoj me drejtësinë belge, drejtësinë e çdo vendi partner kundër korrupsionit dhe lidhjeve të krimit të organizuar me politikën. Unë dhe PD jo vetëm jemi në dispozicion të drejtësisë belge në këtë por do të vazhdojmë të jemi në dispozicion dhe aktiv në luftën kundër korrupsionit. Duan apo nuk duan të pandehurit, non grata e shpallur dhe të pa shpallur. E vërteta është krejt ndryshe: Paratë janë konfiskuar, procesi vazhdon në Belgjikë. Ka mbështetjen tonë të plotë. E treta që dua të them është që punonjësit e ndershëm të SPAK dhe BKH kanë dhe do kenë mbështetjen e plotë të PD për të ecur përpara me hetimin e çështjeve nën juridiksionin e tyre. Është arsyeja pse janë krijuar. Është arsyeja pse krijohen nga taksapaguesit shqiptar. Nuk janë vartësit e askujt përveç ligjit shqiptar dhe taksapaguesve shqiptar. Dhe një herë deklaroj mbështetjen e plotë bëja tyre për të kryer detyrën në një luftë shumë të rreptë në krimi e organizuar sepse është bërë e tillë në bashkëpunimin e qeverisë, të pushtetit dhe politikave të korruptuar dhe lidhur me krimin e organizuar", deklaroi Basha.

Lulzim Basha e përmendi për herë të parë në vitin 2018 çështjen “Toyota Yaris” duke hedhur akuza mbi kreun e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, si përfshirë në çështje. Deklarata e tij u bë një ditë para se policia të sekuestronte në Portin e Durrësit një mjet tip “Toyota Yaris” me 3.4 milionë euro që vinin nga Belgjika.

Basha u thirr në prokurori për të dëshmuar e për të dhënë detaje nga informacionet që ai posedonte lidhur me çështjen.

Të fundit