Flash News

Ditari i Opozitës

Tragjedia në Shkodër, Vokshi: Shteti duhet të ndryshojë sistemin e mbrojtjes ndaj fëmijëve dhe grave

Tragjedia në Shkodër, Vokshi: Shteti duhet të ndryshojë

Deputetja demokrate Albana Vokshi i ka bërë thirrje institucioneve të bëjnë ndryshime në sistemin e mbrojtjes së grave dhe fëmijëve nga dhuna, duke marrë shkas nga rasti tragjik në Shkodër.

Në një postim në Facebook, Vokshi shkruan se mungesa e shtetit është ulëritëse, dhe merret vetëm me takime e konferenca.

"Është e dhimbshme, tronditëse… ngjarja e nënës me tre fëmijë në Shkodër. Cila nënë do kishte zemër të shuante jetën e fëmijëve të saj?? Përveç asaj që nuk sheh shpresë askund, as te familja, as te shteti, as te shoqëria!

Mungesa e shtetit, edhe këtë rast është ulëritëse!! Ku ishte shteti për t’i ardhur në ndihmë, për ta mbështetur, për ta mbrojtur? Po shoqëria? Ku është mekanizmi i referimit për mbrojtjen e grave dhe fëmijëve? Deri kur do të vazhdojnë të humbin jetë nënash e fëmijësh, që shteti të reagojë, që kjo shoqëri të reagojë, e nënat të ndihen të mbrojtura??

Mjaft me konferenca, mbledhje, takime sa për shoë e propagandë, që janë shpenzim kohe, e fondesh….miliona euro çdo vit!!! Duhet ndryshim real i sistemit të mbrojtjes së grave e fëmijëve!! Duhet një mekanizëm që funksionon! Duhet ndërgjegjësim i shoqërisë! Kur mbron një nënë, mbron familjen, mbron shoqërinë!!", shkroi deputetja.

Të fundit