Flash News

Ditari i Opozitës

Transparenca e listave të anëtarësisë, Jemin Gjana: S'mund ta publikojmë sepse kemi një ligj

Transparenca e listave të anëtarësisë, Jemin Gjana:

Kundërshtarët e kryedemokratit Lulzim Basha për zgjedhjet për kreun e ri të partisë nuk i kanë listat e anëtarësisë, edhe pse i kanë kërkuar tek selia blu.

Pas akuzave të tyre, kryetari i Komisionit të Zgejdhjeve në PD, Jemin Gjana ka deklaruar se nuk mund t'u a jepte për shkak se ekziston një ligj për të mbrojtur të dhënat personale. Sipas tij, listat tregojnë informacione konfidenciale për anëtarët e PD-së.

“Kryesorja është çështje ligjore. Ne provuam një patronazhim të pushtetit, nuk bën sens të kalojmë në patronizhistë të partive. Ne kemi një ligj për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili nuk e lejon publikimin e listave të personave fizikë për disa nga të dhënat personale që konsiderohen të dhëna konfidenciale sensitive. Kush janë këto të dhëna? Një listë që tregon përkatësinë etnike, përkatësinë racore, tregon pjesëmarrjen në sindikata, tregon përkatësinë fetare të personave, janë të ndaluara të bëhen publike pa u lejuar nga personi fizik.

Nëse ne botojmë një listë, do të thotë kemi botuar një listë të përkatësisë politike të një grupi njerëzish. Nuk e kemi këtë të drejtë. Është e ndaluar ligjërisht. Pra, të dhënat e anëtarësisë në një parti politike, nuk mund të blikohen. Konsiderohet një prej të dhënave sensitive të personave.” -tha Gjana ndërsa theksoi se ndryshe nga listat e partive, listat e votuesve nuk tregojnë përkatësi të tilla.

Zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike zhvillohen të dielën e 13 Qershorit dhe në garë janë 4 kandidatë: Lulzim Basha, Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Të fundit