Flash News

Ditari i Opozitës

Basha takim 3 orë me krerët e degëve, disa prej tyre kundër kreut të PD: Dil në bazë e kupto krizën

Basha takim 3 orë me krerët e degëve, disa prej tyre kundër

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me krerët e degëve në selinë e PD.

Takimi mes tyre zgjati tri orë dhe ka përfunduar para disa minutash.

Mësohet se tema e diskutimit ka qene çështja e Reformës Territoriale dhe e Reformës Zgjedhore.

Gjatë mbledhjes nuk kanë munguar edhe debatet. Sipas Report tv, Anton Pjetërnikaj, kreu i degës së PD në Paskuqan ka thënë se partia nuk mund të vijojë kështu.

"Kështu nuk mund të shkojë partia, po ngordh demokracia", ka thënë ai.

Kundër Bashës doli edhe Dashamir Aliko i Gjirokastrës dhe Isuf Çelaj i Tropojës.

" Nuk mund të vazhdojmë kështu, duhet zgjidhje".

"Dil vetë në bazë të kuptosh krizën e demokratëve pas largimit të Berishës", kanë thënë ata.

Të fundit