Flash News

Ditari i Opozitës

Tritan Shehu prezantohet në Gjirokastër: 25 prilli dita e përmbysjes së madhe, do dalim nga kjo mizerje

Tritan Shehu prezantohet në Gjirokastër: 25 prilli dita e
Tritan Shehu

Tritan Shehu është prezantuar me strukturat e Partisë Demokratike në Gjirokastër si drejtues politik i këtij qarku. Shehu tha për mediat se PD në këtë qark nisi sot fushatën elektorale.

Ai shprehu bindjen se më 25 prill qeveria aktuale do të largohet. Sipas tij, qeverisja aktuale ose regjimi autokratik siç e quan ai, e ka lënë në varfëri këtë qark.

“Sot PD e Gjirokastrës ndez motorët elektoral drejt fitores së 25 prillit. Ne jemi mbledhur me drejtuesit e degës së PD në këtë qark për të mobilizuar jo vetëm strukturat e PD, por edhe të gjithë elektoratin e këtij qarku me një traditë të madhe historike, për ti dhënë fund këtij regjimi autokratik, i cili këtë qark e ka lënë në varfëri, represion, përmbysje, e ka mbytur me arrogancën, por edhe me pandeminë. Ne do të ecim drejt 25 prillit të sigurt, datë e cila do të shënojë përmbysjen e madhe për Shqipërinë, daljen nga kjo mizerje, ndërprerjen e braktisjes së imponuar nga njerëzit dhe për ti dhënë sërish vlerat e progresit”, tha Shehu.

Ky i fundit u zgjodh disa ditë më parë nga kreu i PD Lulzim Basha, drejtues i qarkut Gjirokastër.

Të fundit