Flash News

Ditari i Opozitës

Tritoli ndaj Ndrecës, deklarata e Murrizit: Autorët mund të jenë pjesë e policisë

Tritoli ndaj Ndrecës, deklarata e Murrizit: Autorët mund të

Vau Dejës u trondit sot nga një shpërthim me tritol ndaj kreut të Partisë Demokratike atje Bernard Ndreca.

Për anëtarin e Këshillit Kombëtar të PD, Myslim Murrizi një ngjarje e tillë ishte një paralajmërim për PD-në dhe kandidatin e saj.

Sa i takon autorëve të kësaj ngjarje, Murrizi u shpreh se nuk përjashtohet mundësa të jenë ose pjesë e strukturave të policisë së shtetit ose të dirigjuar prej tyre.

"Është e paprecedentë sepse nuk është një qytetar i zakonshëm, por kryetar i PD-së në një bashki që e ka patur prej vitesh PD-ja dhe do ta fitojë PD-ja. Pra është një presion për të trembur kryetarin e asaj bashkie dhe strukturat e PD-së së asaj bashkie.

Është në dinjitetin e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë shqiptare ta zbardhë sa më shpejt. Dy kokëçorapet nëse s'janë punonjës policie, i kanë vendosur tritol makinës së kryetarit të PD-së.

Fakti që jo pak ngjarje kriminale dhe jo pak policë të arrestuar në trafike apo grupe kriminale nuk përjashtohet mundësia të jenë ose të dirigjuar nga strukturat e shtetit, ose vetë pjesëtarë të strukturave të shtetit. Ky është një mesazh për demokratët e Vaut të Dejës, për kandidatin Zef Hila që ka dorëzuar mandatin e Vaut të Dejës me idenë që ne e duam dhe nuk tolerojmë të na e merrni pushtetin", tha Murrizi.

Të fundit