Flash News

Ditari i Opozitës

U propozua nga PD, Berisha kundër Komisionit Hetimor për 25 prillin: Përpiqen të paraqesin variante

U propozua nga PD, Berisha kundër Komisionit Hetimor për 25 prillin:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë kundër komisionit hetimor të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit, i propozuar së fundmi nga Partia Demokratike.

Nga ‘Foltorja’ e mbajtur sot në Shkodër, Berisha tha se PD duhet ta çonte çështjen në OSBE dhe në BE, ndërsa e cilëson këtë nismë vetëm për të gënjyer njerëzit.

Tani del dhe thotë po krijoj komision hetimor. Po çfarë komisioni, për të gënjyer njerëzit? Për çfarë duhet? Ti duhet të shkojë në OSBE, BE, kancelari të thoje si i mori zgjedhjet. Tani që ke nisur negociatat me të po i bën furça atij.

Ndaj ky fenomen është fund e krye tradhti ndaj jush dhe ndaj shqiptarëve. Në mbrojtje të peng-kryetarit është vërsulur propaganda e qeverisë. Përpiqen të paraqesin variante, por e vërteta është se pengu është i pashpresë”, u shpreh Berisha.

Kujtojmë se dje Partia Demokratike depozitoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Bashkë me kërkesën janë depozituar edhe emrat e deputetëve demokratë që do të përfaqësojnë këtë komision.

Kështu, PD ka vendosur që kryetar i komisionit të jetë Enkelejd Alibeaj, ndërsa anëtarë Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Sorina Koti, Ferdinand Xhaferri, Ervin Salianji dhe Kreshnik Çollaku.

Sipas Alibeajt hetimi do të nisë me ndalimin e emigrantëve ditën e zgjedhjeve, legalizimet, rritja e pagave, punësimet apo deri tek patronazhistët.

Alibeaj u shpreh se kërkesa është jo vetëm nevojë e aksionit politik të PD, por edhe si nevojë ulëritëse që demokracia në këtë vend kërkon.

 

 

Të fundit