Flash News

Ditari i Opozitës

U rizgjodh anëtar i Këshillit, Biberaj kritika kolegëve që refuzuan Kuvendin: Deputetë pa qëndrime

U rizgjodh anëtar i Këshillit, Biberaj kritika kolegëve që

Aleksandër Biberaj u rizgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, në votimin e zhvilluar në Kuvendin Kombëtar të thirrur të shtunën.

I ftuar në MCN Tv, Biberaj kritikoi ata deputetë që refuzuan t’i bashkohen Kuvendit Kombëtar duke deklaruar se aty ndodhej një maxhorancë absolute e demokratëve. Biberaj i cilësoi ata 'deputetë epruveta' që nuk mbajnë një pozicionin, duke shtuar se e kanë përgjegjësi të respektojnë votën, ndaj dhe nuk ishte e nevojshme të prisnin ftesë.

“Deputetë epruveta. Çdo deputet duhet të ketë dinjitetin e vetë dhe personalitetin e vetë.Nuk arrij ta kuptoj pse nuk iu bashkuan Kuvendit! Ky Kuvend ka një mazhorancë absolute të demokratëve, e certifikuar në 6 mars. Nuk besoj se do ketë Parti Demokratike të tjera demokratike, si fraksion të demokracisë reale. Këto janë qëndrime personale mbase me kohë do i sqarojnë. Ne si PD duhet të bashkohemi të gjithë faktorët politikë. Çdo gjë që ndodh brenda nesh është brenda familjes politike. Unë jam delegat anëtar i Këshillit të kaluar dhe automatikisht je delegat. Pse do presësh ftesë? Është Kuvendi i partisë tënde. Deputetët kanë përgjegjësi për të respektuar votën”, tha Biberaj.

Të fundit