Flash News

Ditari i Opozitës

U shkarkuan nga Këshilli, PD zëvendëson 12 kryetarët e degëve që mbështetën Berishën

U shkarkuan nga Këshilli, PD zëvendëson 12 kryetarët e

24 orë para mbajtjes së Kuvendit Kombëtar, Partia Demokratike vendosi zëvendëson 12 kryetarë degësh të cilët u shkarkuan disa ditë më parë për shkak se dolën në mbështetje të ish kryeministri Sali Berisha.

PD vendosi që drejtimin e degëve ta marrin anëtarë të Kryesisë Qendrore, të Këshillit apo të Kryesive të Degëve.

Kështu, në degët në Tiranë, Partia Demokratike vendosi si drejtues politik nënkryetarët e PDSH, dega e PD në Devoll do të drejtohet nga Bledion Nallbati dhe në Shijak nga Red Varaku.

Vendimi i PD vjen pas atij të kryesisë që pak ditë më parë shkarkoi kryetarët e 12 degëve; Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Tirana 10, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Kuçovë, Vlorë dhe Gjirokastër pasi dolën në mbështetje të Berishës.


 

Të fundit