Flash News

Ditari i Opozitës

U shpall "non grata" në SHBA, Berisha njofton konferencë për shtyp

U shpall "non grata" në SHBA, Berisha njofton konferencë
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka njoftuar se do të zhvillojë një konferencë për shtyp, një ditë pasi DASH e shpalli atë "non grata" në SHBA.

Komunikimi i tij me median do të zhvillohet në orën në 18:00, në mjediset e 'Rogner'.

Pasi Sekretari i Departamentit të Shtetit, Antony Blinken njoftoi vendimin e DASH-it për ndalimin e hyrjes në SHBA të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, ky i fundit e ka cilësuar vendimin të pabazuar.

Berisha kërkoi nga Blinken që të bëjë publike çdo fakt e dokument që disponon administrata, për të argumentuar pretendimin lidhur me të dhe familjarët e tij.

 

Të fundit