Flash News

Ditari i Opozitës

Çuçi dhe Nano thirren në seancë dëgjimore në Komisionin për Sigurinë Kombëtare

Çuçi dhe Nano thirren në seancë dëgjimore në

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, dhe ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, janë thirrur në Komisionin për Sigurinë Kombëtare.

Deputeti demokrat Ferdinand Xhaferi tha për mediat se thirrja për Nanon vjen pas deklaratës që ish-kreu i Policisë kishte bërë për mediat e huaja, lidhur me dekonspirimet e operacioneve policore.

“Dje dhe sot kam biseduar me të gjithë kolegët e opozitës kemi rënë dakord të thërrasim në seancë dëgjimore në Komisionin për Sigurinë Kombëtare Ministrin e Punëve të Brendshme, Bledi Çuçi. Nano në deklaratë për mediat franceze ka deklaruar se 14 persona i kanë shpëtuar arrestimit për dekonspirim operacioni. Shkarkimi i Nanos ishte për mosrealizim objektivash. Nano është dekoruar me medalje nga Lleshaj është dekoruar dhe nga amerikanët. U shkarkua, situata e rendit dhe kriminalitetit në vend është e rëndë. Arsyen e tha vetë Nano. Kjo do të thotë se krimin e kemi brenda policisë. Për të gjitha këto kemi thirrur Ministrin e Brendshëm si dhe kemi ftuar dhe Gledis Nanon”, tha Xhaferi.

Të fundit