Flash News

Ditari i Opozitës

Ultimatumi ndaj Bashës për të lënë selinë e PD deri në 5 janar, Berisha: Nëse nuk pranon, do ta nxjerrin ‘përmbaruesit’

Ultimatumi ndaj Bashës për të lënë selinë e PD

Komisioni i Rithemelimit i ka dhënë kohë dy javë Lulzim Bashës për të liruar selinë e Partisë Demokratike.

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, Berisha tregoi si do të veprohet në rast se kërkesa për të lënë zyrën e kryetarit deri më 5 janar nuk merret parasysh nga Basha.

Anëtarët e PD do ta shoqërojnë njerëzish jashtë selisë në mënyrë përfundimtare. Ata janë përmbaruesit e vendimit të tyre. Nuk kam punë unë me këtë.

U mblodhëm në protestë, shumë njerëz kishin dëshirë ta nxirrnim nga selia. Jo u thashë, do i çojmë një shkresë. Urdhëro zotëri, liro zyrën. Mund të bëhej më shpejt, por i dhamë kohë. Gjithçka është bërë konform rregullave. A ka Sali Berisha tagër për ta ndaluar këtë? Jo. Është vendim i anëtarësisë. Non grata nuk më komplekson fare. Kam shkuar në gjykatë për këtë. Është e turpshme që ai vë brava për ata që janë 44 mijë firmëtarë të shkarkimit të tij”, tha Berisha.

 

Të fundit