Flash News

Ditari i Opozitës

"Unë do të jem tek të dy", Kadilli mbërrin në Kuvendin e Bashës

"Unë do të jem tek të dy", Kadilli mbërrin në

Sikurse kishte paralajmëruar, ish-kandidati për kryetar i PD, Fatbardh Kadilli ka shkuar ditën e sotme në Kuvendin e thirrur nga kryedemokrati Lulzim Basha. Siç shihet dhe nga fotot, Kadilli ka mbërritur në mjediset e Pallatit të Kongreseve, ku është përshëndetur me të tjerë demokreatë.

Kadilli deklaroi në fillim të dhjetorit se, "PD ndodhet e përçarë, do të ketë dy kuvende. Unë do të jem në të dy Kuvendet, sepse nuk i ndaj dot demokratët, në të Berishës dhe të Bashës".

Në fjalën e tij në Kuvendin e 11 dhjetorit, Kadilli u shpreh se shumica e demokratëve duan ndryshim të vërtetë, shkëputjen totale nga e shkuara dhe udhëheqësit e të shkuarës. Kujtojmë që në deklaratat e tij, Kadilli ka kërkuar largimin si të Sali Berishës dhe të Lulzim Bashës nga PD.

"Unë do të jem tek të dy", Kadilli mbërrin në

Të fundit