Flash News

Ditari i Opozitës

''Varfëria, rrezik kombëtar'', Bozdo zbërthen programin e PD

''Varfëria, rrezik kombëtar'', Bozdo zbërthen

Drejtuesi politik i PD, në qarkun Berat, Eno Bozdo  deklaron e varfëria sot në Shqipëri është një rrezik Kombëtar.

I ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News, ai tha se kjo do marrë fund brenda 100 ditëve të para të qeverisjes së PD.

Bozdo: Sa më shumë të merremi me Edi Ramën aq më shumë harxhojmë kohë dhe nuk i japim përgjigje pyetjes kryesore apo temës kryesore, çfarë mund të bëjë PD nesër dhe sa reale janë ato që PD deklaron se do bëjnë.

Programi është i ngritur në një filozofi e cila tenton ti japi një përgjigje shumë të shpejtë brenda 100 ditëve të para disa ndër çështjeve shqetësuese që kanë shqiptarët. 

Dhe problemi kryesor sot në Shqipëri është varfëria.

Varfëria sot në këtë normë që është, 45% e shqiptarëve konsiderohen të varfër.

18% e tyre nuk arrijnë dot ti japin fmive të tyre dhe vetes së tyre një vakt të tretë.

Varfëria sot në Shqipëri është një rrezik kombëtar.

Kjo gjë merr fund brenda 100 ditëve të para.

Asnjë pension nën 200 euro që konsiderohet si limiti i varfërisë.

Të gjitha pensionet me rritje 20%, karta e konsumatorit për ato që janë me rrogë minimale.

Rroga minimale 500 euro dhe rroga mesatare 1200 euro.

Të fundit