Flash News

Ditari i Opozitës

Vasili kritika për administratën publike: Punonjësit dinjitozë, ëndërr e së shkuarës

Vasili kritika për administratën publike: Punonjësit

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar ashpër në lidhje me gjendjen e administratës publike.

Ai shtoi se qindra tendera me shkelje dalin pikërisht me firmat e këtyre punonjësve.

Gjatë fjalës së tij nga foltorja e Kuvendit, Vasili tha mes të tjerash se administrata vuan dhe nga disa mungesa të paplotësuara prej vitesh të punonjësve dinjitozë.

Verifikimet që bëhen për qindra tendera dhe shkelje, atje gjenden firmat e këtyre punonjësve të administratës. Me mungesat e mëdha që ende nuk janë plotësuara me vite, ku punonjësit dinjitozë janë një ëndërr e së shkuarës. Sado të sforcuar të jeni, nuk e fshihni këtë fytyrë të shëmuar të punonjësve të administratës.”, tha ai.

Të fundit