Flash News

Ditari i Opozitës

Vasili letër Ramës: Si janë miratuar lejet për ndërtimin e kullave që kanë përmbytur Tiranën?

Vasili letër Ramës: Si janë miratuar lejet për

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, i ka dërguar një kërkesë zyrtare kryeministrit Edi Rama, në cilësinë e kreut të Këshillit Kombëtar të Territorit.

Vasili i kërkon Ramës informacion për kullat që janë ndërtuar, po ndërtohen dhe janë ende në projekte për t’u ndërtuar.

Në profilin e tij në Facebook, Vasili shkruan se letra drejtuar kryeministrit Rama synon të zbardhë taksat që paguhet për kullat të cilat kanë përmbytur Tiranën, lejet e dhëna dhe dokumentet e miratuara si edhe ato kate të godinave që janë ndërtuar pa leje.

“I jam drejtuar me kerkese zyrtare Edi Rames si Kryetar i Keshillit Kombetar te Teritorit. I kam kerkuar Edi Rames informacion per kullat, qe kane permbytur Tiranen.

I kam kerkuar saktesisht :

a e kane paguar taksen e infrastruktures keto kulla dhe mandatpagesat, qe e provojne kete. cili eshte dokumentacioni se si jane miratuar keto leje

per sa kate jane dhene lejet e ketyre objekteve

sa eshte respektuar leja e dhene

cilat jane shtesat pa leje.

Qytetaret jane zoter te Tiranes dhe ata do te kerkojne llogari deri ne nje per çdo meter katror te qytetit te tyre”, shkruan Vasili.

LETRA A PLOTE

Date 13.08.2022.
REPUBLIKA E SHQIPERISE
Nr. KUVENDI
Tiranë, me 2022
Prot.
Kërkesë për informacion.
Lënda:
Z. EDI RAMA
Kryetar i Këshillit Kombëtar të Territorit
Për dijeni:
Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit
Drejtuar:

Në mbështetje të neneve 23 dhe 48 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, i ndryshuar, nenit 8 të ligjit nr.8550, datë 18.11.1999 “Statusi i Deputetit”, i ndryshuar, nenit 7 të ligjit 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, në cilësinë e deputetit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kërkohet nga ana Juaj, informacioni si më poshtë vijon:

1. Informacion për lejen e sipërfaqes, numrin e kateve dhe shtesa për objektin në sheshin ITALIA, Njësia Administrative nr. 2, në pronë dhe me zhvillues shoqëritë “KASTRATI RESIDENCES” sh.p.k. dhe “KASTRATI HOTELS & TOËER” sh.p.k. dhe subjekt ndërtues shoqëria “Kastrati Construction” sh.p.k.”

2. Informacion për lejen e sipërfaqes, numrin e kateve dhe shtesa nëse ka për “Projekti Book Building Tiranë”, ndërmjet rrugës 28 Nëntori dhe rrugës “Abdi Toptani”, me subjekt zhvillues Techno-Alb sh.p.k.

3. Informacion për lejen e sipërfaqes, numrin e kateve dhe shtesa për MET Building Tirana në qendër të Tiranës.

4. Informacion për lejen e sipërfaqes, numrin e kateve dhe shtesa te Hotel Tirana International dhe kullë me destinacion hotel dhe qendër shërbimesh turistike”, në rrugën “Urani Pano”, Njësia Administrative nr. 9, Tiranë, në pronë të Shoqëria “GECI” sh.p.k, me zhvillues Shoqëria “ANER” sh.p.k. dhe me subjekt ndërtues Shoqëria “GECI” sh.p.k.

5. Informacion për lejen e sipërfaqes, numrin e kateve dhe shtesa nëse ka për Kullën pranë Kullës së Sahatit në Sheshin Skenderbej.

6. Informacion për lejen e sipërfaqes, numrin e kateve dhe shtesa për Kullën pranë hotel “Plaza”.

7. Informacion për lejen e sipërfaqes, numrin e kateve dhe shtesa për “Doën One” Tirana, Kulla përballe selisë së Partisë Demokratike, tek ish-sheshi i Lodrave 7 xhuxhat..

8. Informacion për lejen e sipërfaqes, numrin e kateve dhe shtesa për objektin “Kompleksi i Ri i Stadiumit Kombëtar(Stadiumi i Ri dhe kulla me lartesi maksimale 99.7m me funksion hotel + shërbime).

9. Informacion për lejen e sipërfaqes, numrin e kateve dhe shtesa për Kullën “Eyes of Tirana” me zhvillues Edil Al.

10.Informacion për lejen e sipërfaqes, numrin e kateve dhe shtesa nëse ka për “Projekti Vaqari” në mes të rrugës “Jordan Misja” dhe Bulevardit të ri të ndërtura nga kompania Kontakt shpk.

11.Informacion për lejen e sipërfaqes, numrin e kateve dhe shtesa për Kullën “Tirana Forever Green”.

12. Informacion për lejen e sipërfaqes, numrin e kateve dhe shtesa për Kullën “ËEST Residence” në rrugën “Ibrahim Rugova”.
13.Informacion për lejen e sipërfaqes, numrin e kateve dhe shtesa për “Kulla Pyll” nga Nova Construction 2012.

14.Informacion për lejen e sipërfaqes, numrin e kateve dhe shtesa për “Kulla pyll” nga nga “Gener” në afërsi të stadiumit “Qemal Stafa”.

15.Informacion për lejen e sipërfaqes, numrin e kateve dhe shtesa për Kullën “Emerald Center” nga shoqëria “NATSKY” shpk.
16. Informacion për lejen e sipërfaqes, numrin e kateve dhe shtesa për Kullën “Tirana’s Rock”, në krah të Hotel Tiranë nga Ana shpk.

17.Informacion për lejen e sipërfaqes, numrin e kateve dhe shtesa për Kullën “Kubi i Bllokut”, nga “INVEST SOCIETY” shpk.

18.Informacion për numrin e ndërtimeve të përkufizuara “Kulla” të ndërtuara në Bashkinë e Tiranës, lejen e sipërfaqes, numrin e kateve dhe shtesa nëse ka për secilën objekt “Kullë”.

19.A është zbatuar konform dokumentacioni ligjor për secilën nga këto godina?

20.Cila prej këtyre objekteve të kërkuara ka zhvilluar kate pa leje dhe sa kate konkretisht?

21.A e kanë paguar taksën e infrastrukturës dhe nëse po na vini në dispozicion kopje të mandat pagesave të tyre.
Sa më sipër, kërkoj në përmbushje të kërkesës, brenda afatit ligjor të përcaktuar.

 

Të fundit