Flash News

Ditari i Opozitës

Vasili: Marrëzitë e Ramës po fundosin turizmin shqiptar!

Vasili: Marrëzitë e Ramës po fundosin turizmin shqiptar!

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka ironizuar premtimet e Kryeministrit Edi Rama për 20 apo 30 milionë turistë, duke i cilësuar si "marrëzi të një injoranti".

Në një postim në rrjete sociale, Vasili shkruan se krahasimet e Ramës me vende si Kroacia dhe Greqia janë qesharake, në një kohë kur Shqipëria vuan nga mungesa e infrastrukturës, kapaciteteve hoteliere dhe shërbimeve të standardit.

Ai thekson se “këto broçkulla kanë fryrë një tullumbace që po shfryhet me shifrat e turizmit këtë vit”, ndërsa thekson se për sa kohë Rama të jetë në pushtet, “vetëm idiotësi të tilla do dëgjohen”.

Postimi:

Deshtimi i turizmit, rezultat i marrezise se Edi Rames, qe fliste per 30 milion turiste!
Edi Rama me kurajon e marrë te injorantit fliste ne 2024 per 20 milion bile per 30 milion turiste.
Shikojeni kete video se çfare deklaronte me gojen plot ky individ, qe vetem kryeminister nuk mund te jete.
Po cfare do te thote 20 milion dhe 30 milion turiste?
20 milion turiste ka Kroacia nje realitet turistik nga me prestigjiozet me te organizuar, me nje vije bregdetare 5 mije e 800 km, me nje tradite teper tegjate, me kapacitete hoteliere te standartit te larte teper te medha, me nje flote detare te zhvilluar, me pasuri historike te jashtezakonshme, qe realizon afer 110 milion nete turistike.
Mbi 30 milion turiste ka Greqia me nje vije bregdetare 13 mije e 600 km, me nje flote detare nga me te medhate ne bote, me kapacitete hoteliere pa fund, me dhjetra aeroporte, e mbi 130 mije km rruge.
Shqiperia krahasuar me kete tregues dhe me mesataren as 0.5 nate fjetje per turist si dhe standartet shume re ulta te sherbimit, mungesen e transportit detar e hekurudhor, me vetem nje aeroport operativ dhe i infrastrukture rrugore qe nuk administron dot as trafikun e zakonshem kuptohet qe te flasesh per 20 dhe 30 milion turiste eshte nje marrezi dhe idiotesi pakufi.
Keto marrezira te Rames po shkaterrojne turizmin dhe shifrat e deshtimit te turizmit te ketij viti tregojne shfryrjen e kesaj tullumbace.
Megjithate sa kohe te jete Edi Rama vetem broçkulla te tilla te marra do degjojme.

Të fundit