Flash News

Ditari i Opozitës

Vasili "nxin" Veliajn: Llaxorja humbëse e G 99, që u struk tek brekushet e Ramës!

Vasili "nxin" Veliajn: Llaxorja humbëse e G 99, që u struk

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili Petrit Vasili ka rikujtuar me anë të një statusi në rrjetin e tij social 'Facebook' rrugën e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt në politikë.

Në vitin 2003, Veliaj themeloi lëvizjen MJAFT të cilën e drejtoi deri në Nëntor të vitit 2007. Për këtë Vasili shkruan se pasi vodhi mjaftueshëm me këtë lëvizje, Veliaj u denoncua nga ish anëtarët e lëvizjes.

Ndër të tjerash Vasili shkruan se dikur Veliaj dilte me bidon uji në kokë kurse tani u vjedh qindra milionë euro tiranasve dhe premton cdo katër vjet ujë 24 orë.

Posti i Petrit Vasilit

Veliaj  llaxorja humbese e G 99, qe u struk tek brekushet e Rames!

Peshtirosje Veliaj ku humbes mizerabel perfundimisht nuk ka më as se cfare te genjeje.

Te gjithe e kujtojne kete llafazanin qesharak, qe mbasi shau dhe peshtyu socialistet dhe Fatos Nanon, qe mbasi grabiti e vodhi Mjaft-in krye krejt dhe u denoncua nga ish anetaret e Mjaft-it, ju vervit politikes.

Llafazani gazi i botes, na u be edhe Kryetar i G99 dhe u fut ne zgjedhjet e vitit 2009 qe te shembte sistemin dhe do te rrezonte te gjithe Partite.

Rezultati qe shkaterrimtar dhe peshtirosje Veliaj u be gazi i botes dhe mori vetem 0.7% te votave.

Humbesi katastrofik Veliaj e la G 99 ne mes te rruges dhe iku nga syte kembet si llaxore rrugesh.

Pasi llaxore Veliaj iku nga G99 shkoi u struk me bisht ne shale si qen i rrahur tek brekushet e Edi Rames dhe të Partise Socialiste, qe i kishte share e peshtyre pa pushim dhe per nje karrige i lepiu e gelltiti  te gjitha.

Ky mizerabel arsimcunguar, qe vodhi Tiranen kryq e themel me incenerator, qe nuk ekziston dhe me plehra qe groposen si ne Afrike, qe nuk la mafioz pastrues parash pa takuar e prure ne Tirane dhe e kalbi ne beton kryeqytetin, tani i ka mbetur zanati i vetem, qe di te beje pra llaxoren ambulante.

Ky zuzar politik, qe ka nxjerre me dhune me gaz lotsjelles qytetaret e Tiranes nga banesat ne dimer ne mes te Krishtlindjeve, ka sot surrat te kerkoje voten e qytetareve, qe ti vjedhe ata edhe kater vjet te tjere.

Ky llafazani qesharak, qe dikur dilte me bidon uji ne koke tani u vjedh qindra milion euro tiranasve dhe premton cdo kater vjet uje 24 ore.

Kudo ku shfaqet ky zuzar qytetaret e dine qe do tu grabise e do tu vjedhe dicka.

Ndaj Tirana do ta perbuzë nuk do ta fale peshtirosjen dhe hipokritin me te neveritshem qe ka pare ky qytet.

Tirana ne 14 Maj do te clirohet nga llaxorja, qe ka tete vjet qe qelb qytetin dhe helmon jeten e qytetareve te saj.

 

 

Të fundit