Flash News

Ditari i Opozitës

Vasili për deklaratën e Ramës: Dilni të gjithë në zgjedhje dhe prishjani gjumin

Vasili për deklaratën e Ramës: Dilni të gjithë në

Ditë e diel është në 14 maj, futjani gjumit siç ja fusnit kur kishit Lulin”, kështu u është drejtuar kryeministrit Edi Rama demokratëve ditën e sotme teksa po zhvillonte një takim elektoral në Kavajë.

Për këtë deklaratë, e cila ështrë e ripërsëritur nga Rama ka reaguar dhe nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Vasili i kërkon qytetarëve të dalin të gjithë të votojnë dhe t’ia prishin gjumin Ramës duke shtuar se ai e falimentoi Kavajën për herë të parë në 120 vjet dhe tani kërkon të falimentojë të gjithë Shqipërinë.

Ky delenxhi e falimentoi Bashkine e Kavajes, per here te pare ne 120 vjet! Tani do qe te falimentoje te gjithe Shqiperine dhe pastaj tja mbathe ne ndonje ishull me trastat plot me euro.

Ndaj dilni te gjithe ne zgjedhje, ne Kavaje dhe ne gjithe Shqiperine dhe prishjani gjumin ketij mendjethartuarit. Se ky e ka mortje, ky mbushet i tëri nga vota e lire!”, shkruan Vasili.

Të fundit