Flash News

Ditari i Opozitës

Vasili për kandidatët e PS: Janë inekzistentë, një pjesë e tyre me rekorde kriminale

Vasili për kandidatët e PS: Janë inekzistentë, një

“Kandidatët e PS janë inekzistentë”, kështu është shprehur nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.

Vasili shprehet se një pjesë e tyre janë kandidatë që kanë falimentuar bashki ndërsa pjesa tjetër janë me rekorde kriminale.

Sakaq ai vlerësoi fushatën elektorale, që për nga intensiteti nuk krahasohet me asnjë fushatë tjetër.

Atmosfera është e jashtëzakonshme, intensiteti i takimeve nuk ka të krahasuar me asnjë fushatë tjetër.

Po flitet për një ribërje nga e para e pushtetit i futur në kthetrat e qeverisë që ka vdekur së qeni një pushtet në shërbim të qytetarëve por një zgjatim i korrupsionit qeveritar.

Është e para fushatë ku shikon se përballë janë inekzistentë kandidatët.

Një pjesë e mirë e bashkive të vendit kanë falimentuar dhe të njëjtët kandidatë kandidojnë sërish. Ata që falimentojnë në cdo fushë tjetër, gjëja e parë largohen.

Një pjesë tjetër janë ose në burgje ose në rekorde kriminale, që e bëjnë të pamundur kandidimin. Edhe Rama e di shumë mirë, se surrat të fushatës ka vetvetën e tij, se është e qartë se kandidatë të tillë, të mbytur në rekorde kriminale korruptive, më thoni mua ckandidatë janë këta.”, ka thënë Vasili.

Të fundit